Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mësoni kur dhe si t’i ujisni bimët

21:04 / June 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lulet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekspertët gjithashtu këshillojnë shmangien e ujitjes kur dielli është në pikun e vet. Foto: Flickr

Temperaturat e nxehta janë ulur këmbëkryq në vendin tonë duke nxjerrë në pah nevojën jetësore për hidratim të vazhdueshëm.

Të njëjtat nevoja për freski dhe ujë mund të kenë edhe bimët tuaja të preferuara.

Ekspertët e AgroËeb.org kanë përpiluar një listë këshillash të nevojshme për garantimin e shëndetit të bimëve tuaja shtëpiake dhe për përballimin e të nxehtit të verës.

Kur  duhen ujitur bimët në verë?

Disa ekspertë janë të mendimit se ujitja gjatë natës është më e mirë sepse u jep kohë bimëve që të përthithin ujin përpara  se të shpërthejë vapa.

Megjithatë, një gjë e tillë ka rrezik të sëmurë gjethet që mbeten të lagura gjatë natës.

Ujitja e mëngjesit nga ana tjetër përthan gjethet shumë me shpejt dhe i jep ujit më pak kohë të arrijë rrënjët e bimës përpara se të godasë vapa.

Sipas ekspertëve të AgroËeb.org, ujitja në mbrëmje, pra pa perënduar plotësisht dielli, është koha më e mirë për të ujitur bimët.

Në darkë, ujitja do i bëjë gjethet më delikate dhe të prirura ndaj mykut.

Ndërkohë, ujitja pa perënduar dielli, u jep bimëve kohën e duhur për përthithjen e ujit dhe tharjen e nevojshme përpara natës.

Ekspertët gjithashtu këshillojnë shmangien e ujitjes kur dielli është në pikun e vet.

Kjo këshillë është e udhës për shkak se uji mund të avullojë shumë shpejt pa arritur në pikat e nevojshme të bimës.

Kur vjen puna tek sasia e ujit, ekspertët këshillojnë që uji duhet të arrijë rrënjët e bimës por të mos e përmbysë sipërfaqen e vazos.

Idealja është që të fusni një gisht brenda në dhe për të përcaktuar lagështinë dhe nevojën e mëtejshme për ujë.

Kur të ujisni bimën tuaj të preferuar shmangni gjethet dhe mbi të gjitha mos e teproni.

Ujitja e bollshme mund të zverdhë gjethet, të pengojë rritjen e bimës dhe të myk rrënjët.

lulet tirananews.al ujisni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026

KLGJ e KLP caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë, qeveria bllokon në Thesar rrogat e gushtit

15:55 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.