Lufta dhe zhvillimet e tjera aspak pozitive që kanë ndodhur kohet e fundit në botë na kanë lënë një mbresë të trishtë. Por, së fundmi duket se nuk janë vetëm humbjet shkatërruese të jetëve dhe pasiguria në rritje ato të cilat e kanë vënë botën në një pamje jo shumë të lakmueshme. Ka gjithashtu edhe pak lajme të mira që vijnë për njerëzimin.
Sipas të dhënave të fundit të Raporti Botëror i Lumturisë, një botim ky i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz në rreth 150 vende, tregohet se cilët janë vendet me popullsinë më të lumtur në botë.
“Befasia e madhe ishte se globalisht, në një mënyrë të pakoordinuar, ka pasur rritje shumë të mëdha në të tre format e dashamirësisë: Dhurimi për bamirësi, ndihma për një të huaj dhe vullnetarizmi”, u shpreh John Helliwell, i cili është një nga tre redaktorët themelues të raportit.
Në bazë të raportot, Finlanda vijon të kryesojë listën si vendi më i lumtur në botë për të pestin vit me radhë, sipas renditjes së Raportit të Lumturisë Botërore bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga Sondazhi Botëror i Gallup.
Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda të gjitha qëndrojnë shumë mirë në masat që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij: jetëgjatësi e shëndetshme, mbështetje sociale në kohë telashe, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës.
E dyta në këtë raport të lumturisë rënditet Danimarka, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë. Suedia dhe Norvegjia janë në vendin e shtatë dhe të tetë. Ndërsa më pas pasohet nga Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6, me Izraelin që renditet në vendin e 9-të dhe Zelandën e Re përmbyll 10-shen e parë.
Renditja e vendeve më të lumtura në botë, botimi i përket vitit 2022
- Finlanda
- Danimarka
- Islanda
- Zvicra
- Holanda
- Luksemburgu
- Suedia
- Norvegjia
- Izraeli
- Zelanda e Re
- Austri
- Australi
- Irlanda
- Gjermania
- Kanada
- Shtetet e Bashkuara
- Mbretëria e Bashkuar
- Çekia (Republika Çeke)
- Belgjika
- Franca.
