TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, vdesin 4 persona në Itali

16:49 / May 29, 2023

Peleshi: Do ta bëjmë Korçën një histori suksesi. Falenderoj demokratët që abstenuan më 14 maj

16:43 / May 29, 2023

Edhe vajza e ministrit shqiptar ankohet për kompaninë “WizzAir”: Hera e 100 që më ndodhin incidente me të

16:36 / May 29, 2023

Ministri rus: Situata në Kosovë mund të provokojë konflikt të ri në Evropë

16:35 / May 29, 2023

Shqiptari gjendet i groposur në një plantacion kanabisi në Spanjë! Nëna mes lotësh: Ende nuk e besoj, u verifikua nga ADN

16:30 / May 29, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Mësoni si reagon trupi juaj kur vuani nga stresi!

19:26 / March 14, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presioni për punën, përgjegjësitë e shumta që ne marrim, roli në familje dhe nevoja për t’u kujdesur për veten na mbingarkojnë dhe për 24 orë në ditë, ato nuk janë të mjaftueshme për gjithçka që duhet të bëjmë.

Mungesa e kontrollit që shpesh ndiejmë në jetën tonë lehtëson zhvillimin e sëmundjeve shëndetësore – fizike apo emocionale – që pasqyrojnë rëndësinë e reflektimit mbi mënyrën se si jetojmë dhe nevojën për të ngadalësuar. Një nga hapat e parë për një jetë më të mirë është të kuptoni se çfarë stresi është dhe si ndikon në trupin tonë.

Çfarë shkakton stresi:

Stresi është një përgjigje e trupit ndaj stimujve të jashtëm. Kur kalojmë nëpër momente që krijojnë tension ose ndjenja kërcënimi, ne aktivizojmë vigjilencën, e cila nxit reagime të ndryshme biokimike në trupin tonë, me qëllim që të na shpëtojë nga situata të rrezikshme të mundshme.

Disa nga këto reaksione kimike më të zakonshme janë substancat catecholamine (adrenalin, noradrenalin dhe kortizol) të krijuara nga gjëndrat e veshkave. Pavarësisht se kjo është një mënyrë për të na mbrojtur, ky çlirim i hormoneve, kur ndodh shumë shpesh, mund të na sjellë dëmtime të tilla si reduktimi i prodhimit të insulinës, dobësimi i sistemit imunitar dhe rritje e rrezikut kardiak.

Ka shumë efekte të stresit në trupin tonë. Ndër këto janë:

ankthi;

paniku;

diabeti;

probleme me tiroiden;

çrregullim i ciklit menstrual;

Edhe lëkura mund të vuajë pasojat e stresit si: Psoriasis, vitiligo, dermatit kontakti alergjik, djersitje e tepruar dhe zbokth janë disa nga efektet e stresit. Nëse besoni se vuani nga stresi i tepruar, ka disa simptoma që mund t’i gjeni në veten tuaj:

tension i tepruar dhe i vazhdueshëm;

dhimbje të muskujve;

agjitacion;

padurim;

dridhje;

dobësi;

lodhje që lind edhe pas aktiviteteve të thjeshta;

përzierje;

irritim;

djersë e ftohtë;

diarre;

vështirësi në gjumë;

vështirësi në frymëmarrje;

marramendje;

memorie e dobët;

gojë e thatë;

ndjesi shpimi;

rënie e flokëve (alopecia areata).

Çdo organ reagon ndaj stresit në mënyra të ndryshme, kështu që përveç të vëzhguarit të simptomave, është e nevojshme të analizohet i tërë rasti me një profesionist shëndetësor për të parë se cilat janë masat më të mira për t’u ndërmarrë. Megjithatë, ka mënyra të thjeshta dhe të shëndetshme për të sjellë një cilësi më të mirë të jetës në trup dhe kjo gjithashtu redukton efektet e stresit.

Ushtrime, ushqim të shëndetshëm, rutinë e shëndoshë e gjumit, yoga, meditim. Ilaçet duhet të përdoret vetëm për arsye mjekësore. Stresi është një sëmundje serioze, por ka një zgjidhje.

Filloni të kujdeseni për shëndetin tuaj sot dhe eliminoni gjithçka që shkakton stres të panevojshëm. Vendoseni veten në vendin e parë dhe fitoni jetën që dëshironi të jetoni! /Revista Psikologjia/

trupi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Edhe vajza e ministrit shqiptar ankohet për kompaninë “WizzAir”: Hera e 100 që më ndodhin incidente me të

16:36 / May 29, 2023

Shqiptari gjendet i groposur në një plantacion kanabisi në Spanjë! Nëna mes lotësh: Ende nuk e besoj, u verifikua nga ADN

16:30 / May 29, 2023

Spartak Ngjela flet për tensionet në Veri: Serbët të thyejnë qafën, është tokë shqiptare

15:38 / May 29, 2023

Gjekmarkaj: Basha duhet të tërhiqet nga tentativa për t’u rikthyer në krye të PD, ndryshe do bëhet personazh memesh

15:26 / May 29, 2023
View 1 Comment

Leave A Reply Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Edhe vajza e ministrit shqiptar ankohet për kompaninë “WizzAir”: Hera e 100 që më ndodhin incidente me të

16:36 / May 29, 2023

Shqiptari gjendet i groposur në një plantacion kanabisi në Spanjë! Nëna mes lotësh: Ende nuk e besoj, u verifikua nga ADN

16:30 / May 29, 2023

Spartak Ngjela flet për tensionet në Veri: Serbët të thyejnë qafën, është tokë shqiptare

15:38 / May 29, 2023

Gjekmarkaj: Basha duhet të tërhiqet nga tentativa për t’u rikthyer në krye të PD, ndryshe do bëhet personazh memesh

15:26 / May 29, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, vdesin 4 persona në Itali

16:49 / May 29, 2023

Peleshi: Do ta bëjmë Korçën një histori suksesi. Falenderoj demokratët që abstenuan më 14 maj

16:43 / May 29, 2023

Edhe vajza e ministrit shqiptar ankohet për kompaninë “WizzAir”: Hera e 100 që më ndodhin incidente me të

16:36 / May 29, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.