Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mësoni si të mbillni speca në kushtet e shtëpisë

15:35 / December 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Speca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Specat e rritur brenda shtëpisë ofrojnë një pamje shumëngjyrëshe mjaft të këndshme.

Përpos bukurisë, ato rriten lehtë pa shumë mund, janë të pasur në vlera ushqyese dhe kanë një shije të mrekullueshme.

Nëse kopshtarinë në kushtet e shtëpisë  e keni me pasion, atëherë jeni në vendin e duhur për të mësuar më shumë se si të rrisni specat me duart tuaja.

Specat mund t’i mbillni sipas dëshirës në ngjyrë të kuqe, verdhë, portokalltë dhe jeshile.

Si të mbillni specat në kushtet e shtëpisë

Përpara se të ndërmerrni këtë nismë, bëni përzgjedhjen e farës apo fidanit.

Nëse do t’i rrisni specat nga e para dhe brenda shtëpisë atëherë blini fara.

Në të kundërt mund të blini fidanë të gatshëm dhe t’i rimbillni pasi të ketë kaluar ngrica.

Mbjellja e farave të specit në ambient të brendshëm do t’ju kursejë para dhe kohë.

Farat duhen mbjellë 8-10 javë përpara ngricës së fundit dhe fillimit të pranverës.

Mbushini vazot e përzgjedhura me dhe organik dhe vendosni nga tre fara në secilën prej tyre.

Farat mbulojini me dhe.

Vazot vendosini në një zonë të ngrohtë e të ndriçuar mirë.

Dheu në vazo duhet të jetë i lagësht por jo i tejngopur me ujë.

Kur farat të çelin filizë, ujitini rregullisht dhe vendosini jashtë në ballkon në një vend të mbrojtur nga era.

Ditën e parë, vazot duhet të qëndrojnë jashtë 2 orë.

Ditën e dytë, vazot duhet të vendosen në një vend më të ndriçuar nga dielli dhe duhen mbajtur për 4 orë.

Në 12 ditët e tjera të ardhshme, lërini vazot të qëndrojnë më gjatë në ballkon dhe sigurohuni që i kap dielli.

Përdorni fertilizues organikë për pasurimin e dheut të vazos dhe më pas transferojini filizët në vazo të tjera të vendosura në ballkon.

Dheu duhet të jetë i ngrohtë, në të kundërt specat nuk do të rriten.

shtepi speca tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Malaj u përgjigjet magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

19:20 / September 10, 2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët po përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

18:41 / September 10, 2026

Fermeri shqiptar prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

17:58 / September 10, 2026

Monitoruesi i klimës i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!

17:39 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.