Ish-sulmuesi i Barcelona-s, Javier Saviola, ka folur për klubin blaugrana dhe paraqitjet e skuadrës në këtë sezon, i pari pas lamtumirës së Lionel Messi-t.
Pikërisht në lidhje me largimin e Pleshtit, ish-lojtari ka provuar t’i japë disa këshilla Barcelona-s.
“Messi ka lënë një boshllëk të madh te Barcelona që është e vështirë të mbushet nga dikush. Barça duhet të bëjë të mundur që mungesa e tij të ndihet sa më pak. Sa më shpejt të harrohet, aq më mirë është”, ka thënë Saviola për Esports Cope.
“Messi ka lënë shenjë si më i miri i historisë, për këtë arsye e them këtë. Megjithatë, mendoj se me Xavi-n, Barcelona do të bëjë mirë dhe kjo është dukur edhe në ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Real Madrid.
“Duket progresi që tani dhe shpresoj që ai të bëjë mirë. Të rinjtë po fitojnë eksperiencë, duhet durim, por dora e trajnerit duket që tani”.
