Një video e postuar në “Instagram” nga ylli argjentinas, Lionel Messi ka mahnitur të gjithë, teksa ai tregon aftësitë e tij të mrekullueshme me topin.
Sulmuesi i PSG-së shfaqet në video teksa është duke provuar këpucët e reja sportive të Adidas në një mënyrë interesante. Ai ka vendosur një shportë rreth 40 metra largë dhe godet tre herë topin brenda saj.
Sakaq, fansat kanë filluar të reagojnë në komente duke vënë në dyshim vërtetësinë e videos.
Madje shumë pyesin nëse ai është një njëri normal, pasi është tepër e vështirë për të mos thënë e pamundur që të futësh topin tre herë në shportë në një distancë aq të largët.
Një ndjekës shkruan: “Tani jam i bindur që ky nuk është njëri, çfarë saktësie.”
Një tjetër replikon: “Me të vërtetë është një lojtar i jashtëzakonshëm, por kjo video është e montuar, e rreme.”
