Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Messi i tregon rrugën e titullit Barcelonës

23:09 / May 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leo m
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas asaj goditjeje të rëndë që morën katalanasit teksa u mundën në “Camp Nou” nga Granada, fitorja me Valencian në “Mestalla” ishte një detyrim për Messin me shokë dhe me shumë vështirësi ia dolën. Ishte pikërisht argjentinasi që udhëhoqi Barcelonën në fitoren 3-2 ku gjithçka ndodhi në pjesën e dytë me 5 gola të shënuar, 2 prej tyre nga sulmuesi katalanas.

Me një pjesë të parë të qetë, e dyta ishte shokuese për Koeman (nuk ishte në stol pasi mori të kuq ndeshjen e kaluar) kur  Gabriel Paulista kaloi në avantazh vendasit në minutën e 50’.

Të hedhur menjëherë në sulm, 7 minuta më vonë Barcelona fiton një penallti të cilën e gabon Messi, e dyta që humbet ndaj Valencias këtë sezon, por e korrigjon aty kur aksioni vijon për të barazuar rezultatin. Në minutën e 63’, ishte Griezmann që i dha avantazhin miqve ndërsa në 69’ klasi i Messit doli në hap me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë të jashtëzakonshme nga ylli i Barcelonës.

Një gol i Soler në 83’ për Valencian nuk ndryshoi asgjë teksa skuadra katalanase largohet me 3 pikë dhe tani është vetëm 2 pikë larg Atl. Madridit dhe kujtojmë që javën tjetër këto dy skuadra do të përballen në “Camp Nou”.

Messi rrugen titullit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Për herë të tretë radhazi, Lamine Yamal fiton trofeun ‘Kopa’!

22:57 / October 26, 2026

Messi nuk merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

21:40 / October 26, 2026

Klevis Dalipi merr drejtimin e Burrelit, gati për sfidat e pjesës së mbetur të sezonit

17:51 / October 26, 2026

Gjashtë pikë diferencë, 90 minuta për ta ndryshuar historinë, sonte luhet El Clasico

17:01 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.