Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Mësues për Shqipërinë” deri më 30 qershor, Kushi: Ja cilët janë risitë e këtij viti për aplikantët

13:26 / June 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evis kushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi nëpërmjet një video-mesazhi ka lajmëruar të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit, mund të aplikojnë në portalin “Mësues Për Shqipërinë” deri në datën 30 qershor 2021.

Znj. Kushi ka lajmëruar edhe disa risi që vijnë këtë vit nëpërmjet Udhëzimit të ri nr. 12, në lidhje me procedurat e emërimit të mësuesve. Këto ndryshime dhe risi vijnë si përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme.

“Së pari, përveç kandidatëve të rinj, në portal mund të marrin pjesë edhe mësuesit që janë në sistem, për të patur mundësi për lëvizje paralele jo vetëm në fund të vitit, por për të konkurruar edhe për vendet e lira që krijohen gjatë vitit, pra duke i shfrytëzuar të dyja fazat e konkurrimit, edhe me dosje, edhe me testim. Gjithsesi, pavarësisht rezultatit në testim, mësuesi ka të drejte të ruajë vendin e tij aktual të punës”- nënvizon Znj. Kushi në video-mesazh.

“Së dyti, si rezultat i kërkesës së vazhdueshme të sindikatave, ne kemi përfshirë në vlerësim edhe vjetërsinë e punës në mësimdhënie, si pjesë e dosjes, edhe për lëvizjen paralele në fund të vitit, edhe për aplikantët në portal, duke i dhënë kështu më shumë peshë eksperiencës dhe kontributit tuaj” – shton ajo.

Për vlerësimin e mësuesve të sistemit parashkollor që aplikojnë në portal, janë parashikuar që të ngrihen në zyrat arsimore komisione të përbashkëta me njësitë e vetëqeverisjes vendore, për të patur akoma më shumë transparencë në këtë proces. Udhëzimi ofron mundësi punësimi në arsimin bazë edhe për specialistët e arteve nëse nuk do te ketë mësues në portal për këto lëndë.

Duke theksuar se vlerësimi i portalit bazohet pa dyshim në meritokraci dhe transparencë, Ministrja Kushi bën thirrje që të aplikojnë në Portalin “Mësues për Shqipërinë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026

BE nis shqyrtimin e kapitullit të radhës me Shqipërinë

12:58 / October 30, 2026

Kaosi në Kuvend/ “Etika” ndëshkon Sali Berishën dhe pesë deputetë të tjerë të PD-së

11:52 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.