Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mësuesi nuk është më top futbolli”, Rama takim me nxënësit. Ka një mesazh për ata që duan të largohen nga Shqipëria

17:14 / October 26, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryministri Edi Rama zhvilloi sot një konsultim publik me nxënësit dhe studentët në Elbasan, për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë.

Në fjalën e mbajtur Rama tha se mësuesisë i është dhënë një tjetër rëndësi nga qeveria, duke shtuar se mësuesi nuk është më top futbolli që shqelmohet nga politika.

“Është shumë e vërtetë që mungesa e një hapësire të mbushur me aktivitete jashtshkollore që përfishjnë shkollat, është një hapësirë e munguar shumë që do përpiqemi ta mbushim hap pas hapi. Deri përpara disa vitesh edukimi fizik ishte hequr komplet nga shkollat. Është futur edukimi fizik por lë shumë për të dëshiruar. Është në nivel bazim që nuk shoqërohet me hapësira për ata që janë më të prirur për të zhvilluar dhuntitë e tyre përmes sportit. Diçka u tha lidhur me mësuesinë, ne i kemi dhënë rëndësi mësuesinë. Unë nuk e shoh si fushë që nuk ka perspektivë. Kemi rritur nivelin për studentët që futen në mësuesi. Më parë më të dobëtit kishin mundësi për tu bërë mësues, sot nuk është kështu. Nuk është më mësuesi një top futbolli që gjuhet sipas shqelmave të politikës. Mësuesit janë shumë më të respektuar në punën e tyre, pavarësisht çfarë kanë në kokë për politikën dhe çfarë flasin. Rekrutimi është shumë më meritokratik. Mësues nuk bëhesh dot sot me rekomandim, me mik, apo me lekë. Përzgjedhja është shumë më e kontrolluar se më parë, ka raste abuzimesh por nuk krahasim. Mësuesve do tu rritet sërish paga sepse janë shumë të rëndësishëm për shoqërinë, për ne”, tha Rama.

Duke u ndalur te nxënësit që janë në dilemë nëse duhet të qëndrojnë në Shqipëri, apo të largohen Rama tha se ata janë të lirë por duhet të mendojnë më së pari arsyet përse duhet të qëndrojnë në vendin e tyre.

“Dy tre kërkuan cilat janë arsyes përse duhet të qëndrojmë këtu (në Shqipëri) dhe të mos ikim. Çdokush është i lire të marrë vendimin për veten e vet. Për fatin e mire nuk jemi para 30 vjetësh kur nuk dilte dot askush jashtë shtetit. E kishim mendjen të fjetur, liria i ka dilemat të mëdha. Unë do ta nisja nga e kundërta, nuk do thoja arsyet pse duhet të iki, por do e filloja nga arsyet pse nuk duhet të iki. Kjo botë është e tyre që guxojnë dhe janë të vendosur”, tha kreu i qeverisë.

Rama pranoi problematikat lidhur me këshillimin e karrierës dhe çështjen e laboratorëve. “Më vjen mirë që tju them që e kemi adresuar që tani në buxhetin e vitit 2022. Në shumë raste janë të pajisur në mënyrë shumë modeste dhe natyrisht edhe mësimi nuk e ka atë impakt dhe atë interes që mund të kishte. Qysh në fillim të vitit të ardhshëm do fillojmë një investim masiv për laboratorët që të jenë të pajisur. Gjërat me të cilat laboratorët të pajisën të kenë pjesë në mësim, jo të rrinë si stoli edhe mos përdoren me dobinë maksimale për ju”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

Studentët e Kosovës marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara

12:15 / September 21, 2026

“Anëtarësimi në BE është prioriteti i prioriteteve tona” – Peleshi: Më 28 shtator mbahet Konferenca Ndërparlamentare

12:12 / September 21, 2026

PDK dorëzon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

11:29 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.