Një mësues në Turqi është shkarkuar nga puna dhe po hetohet pasi dhunoi një nxënës në gjimnazin e distriktit Aksarai. Shkarkimi i tij u bë pas publikimit të një video-je ku profesori i matematikës nxjerr në korridor nxënësin e dhe qëllon me shpulla dhe grushta.
Një kolege e profesorit, e cila dëgjoi të bërtiturat, ndërhyn për të ndaluar dhunën ndaj adoleshentit.
Pas shpërndarjes së videos së dhunës, mësuesi është shkarkuar nga puna dhe ndaj tij ka nisur një hetim. Nuk dihen ende arsyet e dhunimit të nxënësit të tij.
Ngjarja ka ndodhur në 14 dhjetor, por vetëm ditët e fundit pamjet u bënë transmetuan në media për publikun.
Direkt meslekten ihraç edilmeli ve o çocuğa uyguladığı şiddetin hesabını mahkeme önünde vermeli! pic.twitter.com/k1BxiGfBXA
— Sokak Kedisi (@sokakkedisitv) December 22, 2021
