Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje ka thënë sërish kreu i shtetit Ilir Meta nl një postim në Facebook. Dule risjellë në vëmendje fatin e Millosheviçit, që ishte opozita që e çoi në Hagë të përgjigjet për gjenocidin.
STATUSI I METËS
Çdo gjë tjetër thotë Meta është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi duke u shprehur se 18 tetori I integrimit po afroj.
Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten. Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra.
Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës. Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi.
Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi!
18 tetori po afron!
