Nga Sarisalltiku , ku mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Kryegjyshtata Botërore e Bektashinjve për ditën e Ashures, Presidenti Ilir Meta përcolli edhe një herë mesazhin për të lënë mënjanë lakminë dhe egon dhe për të reflektuar në të mirë të Shqipërisë.
“Në kohët që po jetojmë përtej politikës së ditës e ardhmja po bëhet edhe më e vështirë edhe për shkak të antagonizmit politik artificial që nuk i shërben as unitetit të kombit dhe as qëllimit tonë për anëtarësimit në BE. Është e domosdoshme të reflektojmë sa më shpejt për të ndalur largimin masiv të rinjve por edhe ti dhënë ritëm tjetër anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në këtë situatë të ndalemi e reflektojmë për plagëve dhe fenemoneve që na shqetësojnë. Të flakim tej lakminë dhe egon e sëmurë dhe të marrim përgjegjësitë. Perëndia të na ndihmojë për të nxjerrë në pah vlerat tona. Kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme në udhëtimin tonë drejt Europës, që nuk mund të lemë të errësohen. Ti shtrijmë dorën njëri tjetrit, familjes dhe të dashurit. “ ka thënë ndër të tjera presidenti Meta.
Postime te ngjashme
Add A Comment
