Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka rritur tonet këtë të mërkurë gjatë konferencës me gazetarët, kur u pyet për mundësinë e largimit nga politika, kjo pas miratimit të ligjeve për verifikimin e politikanëve si spiunë. Ai ”kërcënon” kryeministrin Edi Rama dhe Lulzim Bashën, të cilin edhe i quajti ”Musolini dhe dashnorja e tij Klareta”. Ata u ekzekutuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Ligjet që bën djali i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolëkës do t’ia fus atje ku i shijojnë më shumë atij. Të gjitha ata që besojnë se do të mund të ekzekutojnë pluralizmin Musolinit dhe Klaretës, këtë fat do të kenë. Ju e dini kush është Klareta e politikës shqiptare? Është ai i 17 majit. Sa i përket dosjeve, ju e dini shumë që ajo çështje është e mbyllur.
Parlamenti i Tiranës sa të mblidhet i ka gati komisione hetimore. Dhe një komision është korrupsioni në Bashkinë e Tiranës sa i përket autoritetit të dosjeve. Sa i takon ”Ramabashkistëve”, vrimë miu nuk do të ketë ku të futen. Nuk bëhet fjalë vetëm për dinjitetin tim por për dinjitetin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Piktori i sigurimit të Shtetit Edvin Kristaq Rama do të përgjigjet një më një”, tha Meta.
