Kreu i shtetit Ilir Meta ka fokusuar postimin e mëngjesit në menaxhimin ekonomik të situatës së krijuar për shkak të koronavirusit.
Presidenti thotë se çdo ide dhe propozim realist duhet mirëpritur e studiuar me përgjegjshmëri dhe vizion në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit.
“Të gjitha idetë dhe propozimet realiste e konstruktive për përballimin e situatës ekonomike e sociale, për shkak të emergjencës të shfaqur, me qëllim menaxhimin sa më efektiv e të suksesshëm, duhen mirëpritur e studiuar me përgjegjshmëri dhe vizion në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë”, shkruan Meta.
