Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta dekoron figura të shquara drejtuese të sportit: Burim krenarie e përhershme

10:37 / March 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
futbolli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Meta ka dekoruar katër figura të shquara drejtuese të sportit, Mehdi Bushati, Azis Tahiri, Kristaq Miço dhe Lame Konomi (Pas vdekjes).

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” zotin Mehdi Bushati, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe personalitetin e tij të gjithanshëm në sport dhe në jetë. Figurë e shquar e sportit shqiptar; me cilësi të rralla si protagonist jo vetëm në fushën e lojës, por dhe si drejtues në funksionet më të larta sportive të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar”.

Ndërsa me Titullin “Mjeshtër i Madh”, Kreu i ShtetitdekoroiAzis Tahiri (pas vdekjes)“Në shenjë vlerësimi për kontributin e madh në zhvillimin dhe rritjen cilësore të veprimtarive fizkulturore dhe sportive në vendin tonë, duke punuar me përkushtim në përsosjen e organizmin e tyre”;

Zotin Kristaq Miço “Në shenjë vlerësimi për kontributin e madh në zhvillimin dhe reformimin e strukturës së edukimit fizik dhe sportit të futbollit, duke punuar me përkushtim për arritjen e rezultateve të larta, nëpërmjet përmirësimit e zbatimit të projekteve të reja”;

si dhe Lame Konomi (pas vdekjes) “Në shenjë vlerësimi për kontributin e madh dhe punën e shkëlqyer në rritjen e rezultateve të klubit sportiv ‘Tirana’ në të gjitha disiplinat dhe përmirësimin e kushteve në mjediset sportive përkatëse. Personalitet dhe shembull i spikatur për kujdesin e veçantë ndaj sportistëve për arritjen e rezultateve të larta”.

“Sporti është në radhë të parë solidaritet, është frymë ekipi dhe mbi të gjitha është koha sot, jo vetëm të flasim më shumë për sportin, por të mendojmë dhe më shumë për sportin. Të rinjtë dhe fëmijët tanë jetojnë në një shoqëri shumë të ekspozuar ndaj problemeve sociale, ndaj është detyra e të gjithëve ne t’i afrojmë fëmijët me sportin, si një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për t’u rritur të shëndetshëm por edhe për t’u edukuar me vlerat më të mira sportive e njerëzore”, tha Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.