Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Marsida Xhaferllarit, gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese.
Xhaferllari është emri i dytë që dekretohet nga Meta, pasi pak javë më parë dekretoi Besnik Muçin, ndërkohë që Arta Vorpsi u përgjogj automatikisht si e para në pikëzim nga KED, pasi Presidenti kërkoi të shtyhet afati ligjor i zgjedhjes së gjyqtarit në pritje që edhe parlamenti të zgjidhte kandidaturat.
Tashmë anëtare të Gjykatës Kushtetuese janë Vitore Tusha, Besnik Muçi, Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari duke e bërë funksionale Gjykatën pasi për të shqyrtuar vendime duhen gjashtë anëtarë.

