Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta dekreton ndryshimet në Kodin Penal, ish-kreu PD Gjirokastër: Kujt iu ul në gjunjë në 2 mars presidenti i vendit tim?

19:09 / April 22, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 22mars
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi presidenti Ilir Meta dekretoi ndryshimet në Kodin Penal të cilat u miratuan nga Kuvendi në kuadër të luftës kundër koronavirusit vijnë dhe reagimet e para. Ish-kreu i PD në Gjirokastër, Roland Bejko nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shpreh zhgënjimin e madh ndaj vendimit më të fundit të Metës.

Kam një pyetje për Presidentin e vendit tim !
Me Ilir Metën më kanë ndarë bindiet politike, por shpesh herë dhe qasja dhe sjellja ndaj pushtetit, politikës, biznesit, shoqërisë, etj. Por, përtej kësaj unë kam patur gjithmonë një vlerësim të lartë për zotin Meta për faktin se si i’u imponua politikës si lider duke ardhur nga një origjinë familjare e pa lidhur me bllokun komunist
,- shkruan Bejko.

Duke vijuar reagimin e tij Bejko thekson se pas thirrjes së Metës për të mbrojtur Kushtetutën, menjëherë nuk ka hezituar,

Tek ai shikoja modelin që edhe pse mund të vish nga periferia, me këmbëngulje, pasion dhe besim gjithkush, në çdo fushë, mund t’ja dalë të arrijë diçka të rëndësishme në ambiciet dhe karrierën e tij. Por me kalimin e viteve, për kohën e gjatë në politikë si Kryeministër, Kryetar i Kuvendit dhe tani si President është bërë padyshim pjesë dhe një nga aktorët kryesorë të establishmentit.

Ti bie shkurt. Si qytetar, me skepticizëm, por e përkraha kauzën që shpalli së fundmi për mbrojtjen e Kushtetutës që po përdhosej rregullisht nga Kryeministri i vendit, Edi Rama, madje u bëra thirrje edhe miqve të mi të merrnin pjesë në tubimin e 2 marsit.

Por dekretimi i ndryshimeve në Kodin Penal  ka sjellë pakënaqësi tek ish-kreu i PD. Roland Bejko:

Dyshoja se do ishte vërtet siç e deklaronte, megjithëse besoja se kushdo e ka të drejtën ta kapërcejë vetveten, të shkuarën e tij me histori konjukturash e pazaresh në dëm të parimeve dhe shpesh edhe të ligjeve, për të çelur një etapë të re me tjetër moral të ushtrimit të politikës.

Por sot, kur Presidenti dekretoi ndryshimet e Kodit Penal që cënojnë demokracinë, liritë dhe të drejtat e njeriut për ti dhënë legjitimitet sundimit të Edi Ramës, si dhe justifikoi tërheqjen e Shqipërisë nga dy nene të Kartës Evropiane të të Drejtave të Njeriut me pretekstin e situatës së jashtëzakonshme të pandemisë, më lindi pyetja:

Për çfarë u desh dhe kujt ju ul në gjunjë në 2 mars në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, Presidenti i vendit tim?

Në fund të postimit të tij Bejko qartëson se ky qëndrim nuk ka lidhje me forcën politike që ai përfaqëson,

Post Scriptum: ky është tërësisht qëndrimi dhe mendimi im si qytetar, dhe s’ka të bëjë fare me qëndrimin e forcës politike ku unë aderoj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026

Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra

20:14 / August 22, 2026

“Çlirimtarët e Sazanit” mbërrijnë në Vlorë, por refuzojnë të vizitojnë ishullin! Rama: Cirk i revolucionarëve të rrenave

17:28 / August 22, 2026

Analiza e REL: Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

19:38 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.