Dhunen e policise ndaj protestuesve, sot në tubimin e Shoqerisë Civile në sheshin Skenderbej në Tiranë presidenti Meta e ka quajtur kremtimin më të shëmtuar në Ditën e Europës.
Me një shënim ne faqen e tij në facebook, Meta thekson se dhuna e ushtruar dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.
“E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta”- thekson Meta.
Reagimi i Metës
Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës🇪🇺, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë🇦🇱 gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.
E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta.
Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet.
ZËRI I QYTETARËVE DUHET DËGJUAR!
