Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta e Berisha në arrest, Rama: Koha kur partia në pushtet orientonte drejtësinë ka marrë fund

18:34 / October 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1729958844x26 tetor ditari ora 1700 cln 0001 frame 4891 669
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë takimit me shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama, teksa fliste për arritjet e qeverisë së tij në këtë dekadë, solli në vëmendje se “njerëz të veshur me pushtet ndodhen sot pas hekurave.”

Teksa dy liderë të opozitës ndodhen sot në arrest, por edhe disa figura të partisë që ia drejton, kreu i qeverisë theksoi se gjatë qeverisjes së tij njerëz që veshur me pushtet, qoftë majtas apo djathtas, i janë nënshtruar forcës së ligjit. Rama u kujdes të kujtonte se ndryshe nga drejtësia në kohën e demokracisë së hershme në Shqipëri, apo disa vite më herët, drejtësia sot nuk orientohet dhe as nuk kontrollohet nga partia në pushtet.

“Të gjithë shqiptarët, edhe nëse nuk janë historianë, dinë aq histori sa të shohin që prej 2012, për herë të parë, njerëz të veshur me pushtet, i janë nënshtruar forcës së ligjit. Pavarësisht pozicionit apo lidhjeve të tyre me partitë politike, qofte në qeveri qoftë në opozitë. Të gjithë ata që janë dënuar më parë, kanë qenë të dënuar politikë, të një drejtësie që ka qenë e urdhëruar nga partia në pushtet. Sot historia e partisë në pushtet që kontrollon drejtësinë ka marrë fund. Dhe unë jam krenar që me votën e shqiptarëve, ne PS në pushtet, udhëhoqëm një reformë të thellë në drejtësi, që nuk e ka bërë asnjë nga vendet e reja anëtare të BE, përpara se të hynin në BE….”

Reforma në drejtësi, siç u shpreh kryeministri, e realizuar në Shqipëri me votën e shqiptarëve dhe me PS-në pushtet, nuk është kryer në asnjë vend të anëtarësuar rishtazi në Bashkimin Europian, përpara se t’i bashkoheshin familjes europiane.

Berisha Edi Rama Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.