Kreu i shtetit Ilir Meta ishte në qendrën e transfuzionit të gjakut për të dhënë mesazhin për nevojën e tij për talasemikët.
I pyetur lidhur me situatën kreu i shtetit tha se ka bërë testin e dyfishtë dhe se nuk ka kontaktuar askënd.
“Vij këtu pasi kam bërë një test të dyfishtë nuk kam kontaktuar askënd dhe kam bërë gjithçka për të ruajtur distancat, kam gjetur dhe vendin të mos rrinit aq pranë njëri tjetrit dhe ju përgëzoj që përdorni maska”, tha ai.
