Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta i bashkohet protestës së PD: Dënimi i Salianjit politik! Iu mungon Kryemadhi? Kreu i PL shmang përgjigjen

18:59 / October 7, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir meta i është bashkuar protestës së PD. Meta doli nga selia e Pl, i shoqëruar nga Tedi Blushi, ndërsa dha edhe një prononcim të shkurtër për mediat.

Meta u tregua i rezervuar për skenarët e protestës, ndërsa tha se dënimi i Salianjit është politik. I pyetur nëse i mungon Monika Kryemadhi në këtë aksion, Meta preferoi ta shmangë këtë përgjigje duke thënë se Partia e Lirisë është në rrugën e duhur dhe do t’i shkojë deri në fund kauzës për t’i kthyer lirinë shqiptarëve.

Përmbysja e regjimit të narko shtetit dhe zgjimi i njerëzve për të rivendosur drejtësinë, aq më tepër aktit të fundit banditesk të dënimit polik të Ervin Salianjit, për të vetmen arsye pse kishte denoncuar lodhjet në nivelet më të lara të narko qeverisë.  

Në Kosovë u rritën pensionet 20%, gati 70 euro në muaj, ndërsa këtu 4 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që Rama ka ardhur në qeveri, mesatarja e çmimeve në Shqipëri në raport me BE ishin 50% tani janë 90%. PL  e ka bërë të qartë me 5 prioritete për 4 mln shqiptarë plus, me politika konkrete për mbështetjen e familjeve të reja, mbështetjen e nënave s ai takon politikave të lindshmërisë dhe lehtësive në këto raste dhe përfundon me Shqipërinë fuqi eksportuese. Jemi vendi me nivelin më të dobët të konkurreshmërisë, produktivitetit në rajon. Maqedonia që s’ka as dalje eksporton 57% sot.

Ne do të qëndrojmë deri në përmbysjen e narko-regjimitm, narko-drejtësisë, narko-ekonomisë, në mënyrë që vendi t’i kthehet prodhimit, të mbështeten fermerët shqiptarë, fabrikat që prodhojnë në Shqipëri.

Dënimi politik i Salianjit është tregues i tmerrit që ka kjo qeveri nga aferat, nga denoncimet kurajoze të deputetëve opozitarë apo edhe gazetarë. Kjo është një qeveri policeske, regjim policesk që s’ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës. Shqiptarët s’kanë ndërmend të intimidohen.

Këtu është djeg kushtetuta, kemi parë edhe diplomatë që kanë dalë të përkrahin betimet tek lana, kemi parë çudira të jashtëzakonshme, kemi parë një zyrtar të lartë të FBI, McGonigal që ka përfunduar pas hekurave. E tregon se si ky regjim korrupton ndërkombëtarët, kur blihet një drejtor i FBI, këto tjerat janë më të lehta.

A ju mungon Kryemadhi, apo do e gjejmë në shesh?

Partia e Lirisë është në rrugën e duhur dhe do t’i shkojë deri në fund kauzës për t’i kthyer lirinë shqiptarëve. Qeveria teknike duhej të ishte bërë me kohë.

Meta proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.