Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu. Takimi mes dy politikanëve vjen pas arrestimit të kandidatit të koalicionit të tyre “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Himarës. Fredi Beleri u arrestua me dyshimin e korrupsionit aktiv në zgjedhje, e kryer në bashkëpunim. E shtuna është heshtje zgjedhore, ndërkohë që të dielën zhvillohen zgjedhjet lokale në 61 bashkitë e vendit.
Postime te ngjashme
Add A Comment
