Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka rrëfyer ngjarjet e 21 janarit para godinës së Këshillit të Ministrave. I ftuar në Report Tv, Hoxha theksoi se edhe 8 vite më pas, për këtë ngjarje s’është vënë drejtësi, ndërsa tha se Berisha e bëri komandantin e njësisë së gardës që ishte përgjegjës për 21 janarin Kryetar të PD-së në Mat. Hoxha shtoi më tej se presidenti Ilir Meta, për të cilin u protestua në 21 janar, largohet çdo vit nga vendi. “Kisha më shumë përvojë se të tjerët në terren. Drejtori i redaksisë dhe kryeredaktori s’ishin. Gjeta montazhierin në redaksi, dhe redaktorja përgjegjëse. Ishte një situatë kur tv po boshatisej. Bëra debat me regjisorin, që ishte duke parë pamjet. Më tha që po kërkonte pamjet e vrasjes, i thashë po ju si keni nxjerrë pamjet e vrasjes. Më tha ishim në transmetim por s’i kemi parë më. U kujtova që kameramani ishte atje duke filmuar nga lart. I thashë hape tek minuta 56, dhe rezultoi që ishte pamje edhe kur ai qëllonte edhe ai që vritej. Kemi njoftuar drejtuesit e TV. Mu kërkua të hyja në studio, s’kisha as xhaketë. Më pas hyra unë. Sot 8 vite më pas, është ngjarja më e dokumentuar, e filmuar që bëri xhiron e botës dhe sot të mos kemi drejtësi është e paprecedentë. Kemi 2 prej viktimave pa autorë. Ende pa përgjegjës. Meta largohet çdo 21 janar, ndërsa Berisha e ka bërë komandantin administrator. Komandanti i njësisë së gardës është pjesë e PD, kryetar i PD në Mat”, tha Artan Hoxha.
Ajo që bie në sy është se teksa Berisha dhe Basha rritën në detyrë përgjegjësin direkt për ngjarjet e 21 janarit duke e bërë kryetar të PD, përgojojnë dhe nuk lënë gjë për zv/ komandantin kur ai sikurse është provuar s’kishte asnjë lidhje me ngjarjen e 21 janarit, por vetëm se është socialist.