Një ditë pasi premtoi se Kryeministrit Edi Rama do i jepte ‘Urdhrin e Skënderbeut’, Presidenti Ilir meta ka reaguar sërish.
Në një reagim Në Facebook, Meta shprehet se nuk e di ç’e ka gjetur me Ramën. Presidenti teksa ka postuar foto ku shihet bashkë me Ramën, shkruan se Kryeministri kërkon vetëm ‘Urdhrin e Tao- Spiropalit’. “O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”!”, shkruan Meta.
