Gjatë konferences së mbajtur për mediat, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i cilësoi si banale thirrjet se SPAK duhet të hetojë personat e shpallur non grata duke iu referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha, të bëra këto nga kryeministri I vendit, Edi Rama dhe ish-kreut i PD Lulzim Basha.
“Nuk kam dëshirë të merrem me çështje të cilat i konsideroj banale dhe të cilat tregojnë një raport shumë të vjetër midis politikës dhe drejtësisë aq më tepër kur vjen nga ajo politikë që do sillte drejtësinë e re dhe aq të ëndërruar. Çdo politikan kur ka fakte vepra të shpërdorimit të detyrës falsifikimit e krimit i çon në institucionet e drejtësisë. Unë kam çuar mjaft dokumente dhe këtë duhet të bëjë çdo politikan serioz, ndërsa përpjekje për të dhënë udhëzime nga kongresi i PS se deri ku e kanë limitin dhe se si të bëjë drejtësi me regji janë përpjekje e dëshpëruar për të shmangur përgjegjësitë nga shmangia e shtetit. Është detyra e drejtësisë të tregojë integritet“, u shpreh Meta.
