Ka dalë në një konferencë live, presidenti i vendit Ilir Meta, për të folur për situatën aktuale dhe politike në vend.
Presidenti Meta në fjalën e tij është ndalur të zgjedhjet e 25 prillit.Meta theksoi se rreziku i shitblerjes se votës është i pranishëm dhe kërcënues.
Meta nga Durrësi, tha se ka ndërmarrë një nismë të quajtur ‘Denonco Krimin Zgjedhor”.
Meta iu bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë me zë dhe me figurë, çdo veprim të kundraligjshëm, që përbën dhunim të zgjedhësve, apo subjekteve zgjedhore.Kreu i shtetit tha se do të mbrojë votën e lirë të qytetarëve, ndërsa denoncimet mund të bëhen në faqen zyrtare të Presidencës.
“Krimi zgjedhor godet dhe dhunon vullnetin e zgjedhësit. Rreziku i shitblerjes së votës është i pranishëm dhe kërcënues. Duhet të bëjmë barikadë për të ndaluar këto veprime të shëmtuara. Ne duhet të denocojmë hapur cdo krim zgjedhor. I kam hapur rrugë kësaj nisme për të realizuar një proces zgjedhor sa më transparetnt e të qetë”, u shpreh Meta.
“Prej dy ditësh kemi vënë në dispozicion një dritare për qytetrët në faqen e Presidentit, ku qytetarët të denoncojnë çdo person për shit-blerej vote, intimidime apo kërcënim për votën e lirë.Çdo kush që prek votën e lirë do të ketë ndëshkim spektakolar dhe të mrekullueshëm.” – tha Meta.
