Presidenti Ilir Meta iu është drejtuar me një letër krerëve të opozitës së bashkuar, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, një ditë para mbylljes së fushatës elektorale të 25 prillit.
Në letrën e Kreut të Shtetit, të publikuar nga News 24, mes të tjerash thekson, duke iu drejtuar Bashës e Kryemadhit, se “Përgjegjësia juaj ndaj Popullit Shqiptar është historike për të rivendosur rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës”.

