TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Rihanna fotografohet për herë të parë pasi solli në jetë djalin

23:59 / May 20, 2022

Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik bëhet francez për të mbajtur lidhjen me BE-në pas Brexit

23:53 / May 20, 2022

Rikthehet Tuna!

23:48 / May 20, 2022

Zelensky: “Ne duhet të luftojmë derisa të pastrojmë tokën tonë nga pushtuesit dhe të garantojmë sigurinë e Ukrainës”

23:42 / May 20, 2022

Donaldi dhe Semi flasin për zërat se pëlqehen, si u pajtuan dhe i dedikojnë këngë Borës

23:38 / May 20, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Meta: LSI duhet të jetë forca që mban fjalën dhe të ardhmen

18:28 / May 3, 20174 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish- drejtuesi i LSI-së Ilir Meta, tashmë President i zgjedhur i vendit, ka folur për herë të fundit përpara simpatizantëve dhe anëtarëve të kësaj force politike, duke dhënë dhe një këshillë të fundit për ta.

“LSI duhet të jetë forca që mban fjalën dhe të ardhmen,”-tha Meta.

Nga ana tjetër, Ilir Meta u ka kujtuar të gjithë të pranishëmve në Koventën Kombëtare të LSI-së, rrugën e vështirë nga ku ka kaluar kjo forcë politike, që me nisjen e saj.

Fjala e Ilir Metës:

Do t’ju lutesha shumë që të mbanit pak qetësi sepse kjo është fjala më e shkurtër që unë kam mbajtur ndonjëherë në një konventë dhe dua qetësi jo thjesht për të ndaluar entuziazmin tuaj, por vetëm për një arsye, që përmes qetësisë tuaj të kem mundësi të komunikoj me të gjithë atanëtarët dhe votuesit e LSI kudo që po na ndjekin.

Ju falenderoj shumë të gjithëve këtu dhe kudo në të gjithë Shqipërinë… Ju falënderoj shumë që e mirëkuptuat edhe pse me pak vështirësi zgjedhjen time si president i vendit, duke kuptuar atë si një investim që jo vetëm unë, jo vetëm forumet drejtuese të LSI, por mbi të gjitha si një investim që cdo anëtar, cdo simpatizant apo votues i LSI bën për stabilitetin e Shqipërisë.

LSI lindi në 6 shtator të 2004 si një sfidë e madhe. Lindi e tillë sepse kishte kauza të mëdha, lindi si një forcë për demokraci, si një forcë për stabiliteti dhe integrimin më të shpejtë të vendit në Shqipëri. LSI lindi si një sfidë ndaj arrogancës qeverisëse të kohës, por edhe si një sfidë jo e Ilir Metës, por e të gjithë shqiptarëve, ndaj një regjimi dypartiak për 15 vite në Shqipëri.

LSI pavarësisht nga përpjekjet konsensuale për ta denominuar atë, ka qenë forca më e madhe e vlerave morale për demokracinë dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri.

Nuk besoj se themeluesit por edhe anëtarët dhe votuesit e parë të LSI-së e kanë harruar sesi vetëm në pak muaj, duke patur të gjithë makinerinë e pushtetit kundër saj, LSI ishte e vetmja që nuk e shkeli kodin dhe mori 120 mijë vota të ndershme dhe me sakrifica për qytetarët që kërkonin ndryshim

“SuperDushku” konsensual, për të gjithë ata që janë kurioze, mjafton të bëjnë një search për të kuptuar se cfarë ndodhi me votën e shqiptarëve në 2005, vetëm për të zhvlerësuar mandatet e LSI-së…

Por LSI nuk u dorëzua, përkundrazi, ajo vazhdoi të tregojë rritje, aqsa në një natë të errët në prill të vitit 2008 u ndryshua në mënyrë konsensuale kushtetuta e Shqipërisë vetëm për të eliminuar LSI-në.

Sot e kësaj dite, Shqipëria vuan akoma pasojat e atyre ndryshimeve kushtetuese dhe atij kodi të mallkuar, ku qëndron një pjesë e mirë e konfliktit dhe e pjesës së politikës së papërgjegjshme.

Nuk do ta harroj kurrë, ato dy javë të grevës së urisë së bashku me kolegët e mij deputet jo vetëm të LSI, dhe mbi të gjitha nuk do të harroj përkrahjen e atyre mijëra simpatizantëve të LSI përpara kuvendit… pavarësisht nga padrejtësitë, nga presioni dhe klima e shantazhit ndaj votuesve shqiptar dhe atyre të LSI në veçanti, ne arritëm të mbijetonin në 2009, në ato zgjedhje, jo vetëm mbijetuam por me largëpamësi u bënë faktor stabiliteti.

Jo pak prej jush nuk u pajtuan me atë vendim të vështirë me koalicionin me PD por ajo ishte e vetmja zgjidhje për ti shërbyer stabilitetit dhe jo kaosit.. të gjithë duhet ta dijnë se LSI ka një rol kyc në liberalizimin e vizave për shqiptarët.

Ashtu sikurse ju të gjithë e mbani mend, vendimin tonë të drejtë pas përfundimit të marrëveshjes me PD-në për të kaluar në opozitë, duke garantuar një rotacion paqësor dhe demokratik të pushtetit.

Por ju ndoshta keni harruar një fakt të rëndësishëm që i vetmi kusht që Ilir Meta dhe LSI i vendosi PS për tu shkëputur nga PD dhe për të dalë në opozitë, ishte votimi i 3 ligjeve që shërbenin për të afruar vendin me BE-në.

LSI do të vazhdojë të jetë forcë e integrimit europian dhe jam i lumtur që kam firmosur, megjithëse e hodhi Petriti në fund, listën që drejtohet në Tiranë nga Klajda Gjosha.

Sepse jam i bindur që këto vajza të reja, këta djem të rinj të cilët kanë studiuar në Evropë dhe janë kthyer për t’i shërbyer vendit, janë garancia më e mirë për ta udhëhequr vendin drejt BE-së duke dëshmuar jo vetëm përgjegjshmëri e profesionalizëm por edhe një kulturë të bërit politikë.

Do tju lutesha dhe juve që cdo vendimmarrje të rëndësishme ta bëni me qetësi sepse për fat të keq të tjerët janë shembulli sesi gjerat bëhen me gjaknxehtësi dhe arrogancë…

LSI duhet të jetë forca që mban fjalën dhe të ardhmen! Kjo është shumë e rëndësishme/TiranaNews/

Konventa LSI Meta
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Nuredin Dumani tregon grabitjen me dhunë të kambistit: Gjithmonë organizoheshim 4 veta

22:56 / May 20, 2022

SHBA do të mbajë 100,000 trupa në Europë në rast rreziku të kërcënimit rus

22:26 / May 20, 2022

Dumani rrëfen grabitjen e ndodhur 5 vite më parë: Tek “Pilafi” mora një Porsche Cayenne, në banesë u futëm me kallashnikov

22:04 / May 20, 2022

Çfarë po ndodh në Fier, Policia “në këmbë”, kontrolle blic për…

21:59 / May 20, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Nuredin Dumani tregon grabitjen me dhunë të kambistit: Gjithmonë organizoheshim 4 veta

22:56 / May 20, 2022

SHBA do të mbajë 100,000 trupa në Europë në rast rreziku të kërcënimit rus

22:26 / May 20, 2022

Dumani rrëfen grabitjen e ndodhur 5 vite më parë: Tek “Pilafi” mora një Porsche Cayenne, në banesë u futëm me kallashnikov

22:04 / May 20, 2022

Çfarë po ndodh në Fier, Policia “në këmbë”, kontrolle blic për…

21:59 / May 20, 2022
Te fundit

Rihanna fotografohet për herë të parë pasi solli në jetë djalin

23:59 / May 20, 2022

Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik bëhet francez për të mbajtur lidhjen me BE-në pas Brexit

23:53 / May 20, 2022

Rikthehet Tuna!

23:48 / May 20, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.