Një ditë pas apelit të fortë të Ambasadorit te BE në Tiranë, qe kerkoi vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjitshëm, lidhur me vendimin e marre nga Apeli i Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin, ka reaguar presidenti i vendit, Ilir Meta.
Ne nje prononcim per mediat, Meta theksoi domosdoshmerine urgjente te nje hetimi te thelle.
“KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme të vihen në lëvizje për të vlerësuar dhe verifikuar çështjen në fjalë”- tha Meta.
Në një postim në Twitter, Luigi Soreca ka shkruar: Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit.