Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta: Para 25 prillit zero opozitë në parlament, demokracia në gjendje problematike

10:47 / September 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir metaaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Para 25 prillit zero opozitë në parlament, demokracia në gjendje problematike, tha Presidenti Meta nga Korça.

“Meqenëse përmendët doktorin unë do të lutesha të mos rrini kaq pranë me njëri tjetrin dhe të gjithë të jenë të kujdesshëm në këtë situatë të pandemisë pasi ka një tendencë të përkeqësimit dhe rikthimit të një vale tjetër. Sa i takon situatës së demokracisë edhe ajo kuptohet që është në gjendje problematike. Është shumë më mirë se situata katastrofike para 25 prillit në kushtet e mungesës së një parlamenti kushtetues dhe funksional, në kushtet e zero opozitës në institucionet vendore. Pas 25 prillit janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë funksionale dhe ai është qëllimi ynë kryesor dhe duhet të jetë i të gjithë qytetarëve që zëri i tyre të dëgjohet. Nuk jemi këtu për të interpretuar dhe për të nxjerrë nga konteksti atë që kam thënë unë.

Kam shumë kërkesa nga gazetarët për të dalë në studio. E kam gjykuar të panevojshme një gjë të tillë pas 25 prillit për arsye se besoj se protagonizmi im nuk ka qenë i kërkuar nga Ilir Meta por i imponuar në mbrojtjen të demokracisë në kushtet e braktisjes nga opozita të institucioneve dhe në kushtet e maxhorancës për të kapur çdo institucion, në mënyrë të veçantë Gjykatën Kushtetuese dhe për të krijuar një situatë të pashpresë për demokracinë dhe ndryshimin. Jam i detyruar të respektoj kushtetutën. Askush nuk duhet të presë detyrat që u takojnë aktorëve të tjerë. Shpresojmë që opozita të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament dhe institucionet e tjera të rimarrin veten dhe të respektojnë kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, tha Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit, kategoritë që përfitojnë

11:57 / October 9, 2026

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

11:16 / October 9, 2026

“Jemi ushtria serbe, ju kemi vënë bombë”, e-mail kërcënues në institucionet shtetërore, policia nis verifikime

09:48 / October 9, 2026

Moti i keq në Lezhë, 4 fidra jashtë funksionit/ Disa fshatra dhe lagje të qytetit pa energji

09:45 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.