Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta për mediat italiane: Vetëm Gjykata Kushtetuese gjykon dekretin tim. Shmanga…

09:36 / August 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse nuk do të kisha nxjerrë dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve më 13 tetor, një përplasje mes dy palëve politike do të kishte qenë e pashmangshme.

Kështu është shprehur kreu i shtetit Ilir Meta në një intervistë për mediat italiane. Vetëm Gjykata Kushtetuese, thekson Presidenti mund të gjykojë dekretin tim dhe jo kryeministri.

“Zgjedhjet e qershorit nuk ishin as kushtetuese, as ligjore, as legjitime, vetëm Gjykata Kushtetuese mund të gjykojë dekretin e Presidentit, për të ardhur keq që veprimtaria e saj është pezulluar nga vullneti i Ramës. Për të kuptuar parregullsinë, mjafton të themi se në të 61 bashki fituan socialistët sepse nuk kishin asnjë kundërshtim si gjatë regjimit komunist”, ka thënë Meta.

Ndërsa i pyetur për përgjimet e Bild Meta thotë se është e papranueshme që vitet e fundit nuk janë bërë hetime të thella për këto ngjarje, që janë një nga rastet më të këqija të funksionimit të shtetit të së drejtës.

Kreu i shtetit është pyetur dhe për deklaratat e tij për Soros dhe përgjigja ka qenë kjo: “Ne jemi një kombi i vogël dhe duhet të jemi të kujdesshëm në një epokë globalizmi si ajo e tanishme për të ruajtur vlerat që janë bazë të Shqipërisë duke filluar nga identiteti ynë. Ne duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare pa përfunduar në duart e lojtarëve ndërkombëtare privatë. Unë nuk jam populist por një realist që dëshiron të mbrojë Shqipërinë”, tha ai.

mediat italiane Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.