Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Meta për protestën e djeshme: Imazhi më i bukur i një shoqërie të gjallë

13:52 / July 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, vjen reagimi nga presidenti Ilir Meta.

Ai e cilësoi tubimin një manifest masiv paqësor. Sipas Metës, “Nuk mund të ketë asnjë justifikim ndaj palëvizshmërisë së organeve të drejtësisë pas megaskandaleve korruptive, që vazhdojnë të zbulohen dhe denoncohen çdo ditë.”

REAGIMI I METËS

Manifestimi masiv paqësor i organizuar dje në Tiranë nga opozita dhe aktivistët e shoqërisë civile shqiptare ishte imazhi më i bukur i një shoqërie të gjallë dhe një demokracie në veprim. Kauzat e vërteta dhe të drejta, që u ngritën gjatë kësaj proteste, duhet të zgjojnë të gjitha institucionet pa vonesë. Nuk mund të ketë asnjë justifikim ndaj palëvizshmërisë së organeve të drejtësisë pas megaskandaleve korruptive, që vazhdojnë të zbulohen dhe denoncohen çdo ditë. Nuk mund të mbulohet me asnjë fantazi varfëria e skajshme, që po i detyron shqiptarët të mërgojnë plot dëshpërim. Uroj që zëri qytetar të dëgjohet dhe kuptohet si duhet, duke nxitur llogaridhënien në të gjitha nivelet, së bashku me marrjen e përgjegjësive si detyrim ligjor dhe njëkohësisht politik. Përshëndes gjithashtu qëndrimin e vendosur të opozitës shqiptare në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe të forcimit të bashkëpunimit rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. Këto mesazhe dhe fryma paqësore që karakterizoi këtë protestë, e bëjnë Shqipërinë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pedro Sanchez pësoi një humbje në Parlament, Spanja drejt zgjedhjeve të reja këtë vjeshtë

22:44 / October 2, 2026

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.