Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta: Përballja, e vetmja rrugë për të vendosur rendin kushtetues

14:50 / October 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1728391011xscreenshot 10 802
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Përballja me regjimin është e vetmja rrugë që ka mbetur për të vendosur rendin kushtetues”, tha Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në të parën konferencë për mediat pas protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, që u zhvillua për 3 orë e 30 minuta në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Meta, i cili ishte i pranishëm në tubim së bashku me përfaqësues të PL, po ashtu shtoi se narko-shteti nuk duhet të ketë as një minutë paqe në vijim.

“Protesta e opozitës është tërësisht legjitime. Përballja me regjimin është e vetmja rrugë që ka mbetur për të vendosur rendin kushtetues. Narko-shteti nuk duhet të ketë as 1 minutë paqe. Narko-policia veproi nën urdhra, duke helmuar popullin me gaz. Përdorimi i gazit dhe dhunës treguan se Policia e Shtetit ka humbur misionin e saj. Këtu mafia ka shtetin e vet. Një falënderim të veçantë për pasqyrimin në mediat e huaja të protestës së djeshme. Shqiptarët e ndershëm e kanë detyrë largimin e Ramës nga pushteti. Edi Rama tallet me pensionistët dhe na vjedh përditë. Partia e Lirisë kur të jetë në pushtet do të 2-fishojë pensionet, duke i çuar ato në nivelet e vendeve fqinje. Ne i bashkohemi çdo përpjekje për të rivendosur rendin kushtetues, që aktualisht është përmbysur”, tha Meta.

Në viim ai shfaqi rezerva për policinë, duke thënë se arrestimet e protestuesve janë politike dhe ato veçse do të shtojnë zemëratën në popull.”Përdorimi kriminal dhe jo proporcional i dhunës, i gazit lotsjellës deri tek fëmijët dhe të moshuarit, si dhe arrestimet e paligjshme provuan se Policia e Shtetit është shndërruar në Policinë e NarkoPushtetit, që ka humbur jo vetëm besimin, por edhe misionin për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve”, deklaroi Meta.

Meta Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet që priten në Kryesinë e PD, emrat që “ikin” nga strukturat drejtuese

10:50 / July 20, 2025

Berisha pret në selinë blu deputetin e Forza Italia: Mbështetje e fortë për PD

21:39 / July 19, 2025

Bulmeti dhe mishi pa fatura, Rama tregon bilancin: 32 ton të sekuestruara në 6 ditë

21:15 / July 19, 2025

Qendrat shëndetësore verore, Rama: Sezon turistik i sigurt

19:47 / July 19, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.