Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta: Përmes arsimimit mund të ndryshojmë të ardhmen e vendit

14:35 / October 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
121066202 3423180277728221 8724797679520838398 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta deklaroi se është detyrë e të gjithëve të angazhohen për një shoqëri më të mirë, me më shumë paqe, pajtim dhe me më pak varfëri, vuajtje e përjashtime.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale kreu i shtetit theksoi se vetëm nëpërmjet edukimit dhe arsimimit të fëmijëve mund të arrijmë të ndryshojmë të ardhmen e vendit tonë dhe të mbyllim plagë të tilla, kaq të rënda si gjakmarrja. Sipas Metës, këtë mision e përmbush fondacioni ‘Jo-Gjakmarrjes! – Po jetës!’, me në krye Pastoren Elona Prroj, ku i ka dhënë Titullin e lartë ‘Nënë Tereza’.

MESAZHI I METËS

E drejta për arsimim, por edhe për përkujdesje, socializim dhe integrim është sot një domosdoshmëri për dhjetëra fëmijë të familjeve të ngujuara për shkak të fenomenit të papranueshëm të gjakmarrjes, por edhe atyre në nevojë.

Vetëm nëpërmjet edukimit dhe arsimimit të fëmijëve mund të arrijmë të ndryshojmë të ardhmen e vendit tonë dhe të mbyllim plagë të tilla, kaq të rënda si gjakmarrja.
Këtë mision po e realizon më së miri, prej 10 vitesh edhe Fondacioni ‘Jo-Gjakmarrjes! – Po jetës!’, me në krye Pastoren Elona Prroj, duke u bërë një zë i fuqishëm për falje dhe pajtim në Shqipëri dhe jo vetëm.Por zgjidhja e këtyre plagëve sociale nuk i duhet lënë në dorë vetëm individëve dhe fondacioneve jofitimprurëse.Është detyrë e të gjithëve ne, e institucioneve përgjegjëse në radhë të parë të angazhohen për një shoqëri më të mirë, me më shumë paqe, pajtim dhe me më pak varfëri, vuajtje e përjashtime.

Në vlerësim të kontributit të spikatur të dhënë në këtë drejtim kisha sot kënaqësinë të vlerësoja zonjën Elona Prroj, drejtuese e Fondacionit “Jo Gjakmarrjes! – Po Jetës!” Titullin e lartë ‘Nënë Tereza’.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.