Presidenti Ilir Meta këtë mëngjes ka zgjedhur t’i përshëndesë miqtë e tij dhe ndjekësit në rrjetet sociale me disa foto nga maja e Tomorrit.
Ai uron gjithë besimtarët bektashij dhe shqiptarët të cilët këtë javë nisin pelegrinazhin e tyre në malin e shenjtë të Tomorrit.
“Mirëmëngjes të dashur miq!
Nga Vendi i Mirë i Teqesë së vjetër të Ballëm Sulltanit, në Ballenjë të Martaneshit, një monument unik, jo vetëm besimi e kulturor, por edhe natyror, ju uroj një javë të mbarë, në paqe dhe në harmoni!
Urimet më mira për besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët, të cilët këtë javë nisin pelegrinazhin e tyre në malin e shenjtë të Tomorrit!”, shkruan Ilir Meta.