Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta publikon videon e 30 viteve më parë: Kurrë nuk e mendoja që do vinte kjo ditë

08:35 / March 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur na ndajnë pak më shumë se 24 orë nga tubimi i thirrur nga Presidenti, Ilir Meta, ky i fundit ka i bërë sërish thirrje të gjithë qytetarëve që ti bashkohen protestës së 2 marsit.

Këtë mëngjes, kreu i shtetit shqiptar e ka nisur ditën me një video, të fillim viteve 1990, ku studentët e dhjetorit shembën diktaturën komuniste, mes tyre është edhe Ilir Meta.

Në facebook, Presidentit thotë se ” nuk e mendoja që pas 30 vitesh të ftoja qytetarët për të mbrojtur pluralizimin dhe demokracinë”.

Postimi i Ilir Metës

Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më ✌mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.

Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.

Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.

Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA! 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rëndohet situata nga zjarret në Bulqizë dhe Mat, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të ndaluar avancimin e flakëve

18:41 / August 17, 2026

Pas dorëheqjes së Arben Carës, emërohet drejtori i ri i komanduar i Shërbimit Zjarrfikës

17:40 / August 17, 2026

Dalin pamjet nga martesa private e Ronaldos me Georginën

15:01 / August 17, 2026

AMA i përgjigjet PD-së: Vetëm 5 operatorë nuk kanë marrëveshje me DigitAlb dhe Tring

14:53 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.