Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, mbajti para pak minutash një konferencë për shtyp, nga ku u shpreh se qëllimi kryesor i zhvillimit të Kongresit të Partisë Socialiste ishte që kryeministri Rama t’u bënte të ditur shqiptarëve së të gjithë do të shkojnë në qelitë e burgut, përveç atij.
Kreu i shtetit nuk ngurroi t’i përgjigjej edhe kryebashkiakut Erion Veliaj, kur tha se Presidenti ka ndaluar firmosjen e ambasadorëve.
Lidhur me këtë, Meta u shpreh se kjo gjë është e pavërtetë.
“Koka e vërtetë e kësaj afere dhe organizatë mblodhi sot një kongres për t’u thënë të gjithë socialistëve se të gjithë duhet të shkoni në burg përveç meje. Nuk dëshiroja të merresha me pjesën tjetër të hartimit banal anti-president nga ‘zogu i Tiranës’. E kam për detyrë, ndaj atyre që marrin shërbime nga ambasadat tona, që mund të jenë të kënaqur. Ndaj personelit të shërbimit tonë diplomatik, kudo, edhe jashtë. Ndaj partnerëve që mund të jenë të shqetësuar nga shpifje të tilla që Presidenti paska bllokuar firmosjen e dekreteve për ambasadorë.
Të gjitha janë vetëm mashtrime dhe nuk janë rastësisht sot ditën e Kongresit. Nëse do të kishte ankesa, me raporte mes Ministrisë së Jashtme dhe Presidentit do të evidentohej nga Ministria e Jashtme përmes fakteve. Faktet janë shkresat, propozimet. A mund të thotë Ministria e Jashtme, apo qeveria, apo qoftë edhe Bashkia e Tiranës që ka dërguar një propozim për ambasadorë të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit dhe nuk është emëruar? Presidenti ka bërë disa emërime, ashtu sikurse janë paraqitur. Kur ata shkelin ligjin dhe sjellin te Presidenti përpara Parlamentit, Presidenti u kujton ligjin. Janë me dhjetëra ish deputetë dhe deputete apo njerëz politik. Nëse thashë dikur për një që gënjen për orën, ky edhe në gjumë gënjen. E ka nxjerrë me pahir atje. Pse i 17-ti në Tiranë u vendosën përpara ish-ministrave dhe figurave politike, ku ishin paralajmëruar”, deklaroi Meta.
