Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas denoncimit të Partisë Demokratike për familjen Cakoni, nga Thumana.
Kreu i Shtetit përmes një shënimi në facebook bën thirrje që të ndalet ‘bullizmi qeveritar’, ndërsa thekson se shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë.
“MJAFT me bulizëm qeveritar!
Transparenca dhe dialogu janë detyrime të patjetërsueshme!
Në mungesë të humanizmit, ndihmës dhe përkrahjes shtetërore, shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë!
Solidaritet me zonjën Manjola Cakoni dhe familjen e saj!” shkruan Presidenti Meta.
