Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta shkon në Tropojën e Berishës: Rama ka lënë perlat turistike pa rrugë, sepse s’ka mundësi të pastrojë paratë me resorte

17:25 / August 8, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
454626260 1043357317159503 2209072244031055212 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në vijim të turit të tij në mbarë vendin, u ndal në Bashkinë e Tropojës ku së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Tedi Blushi, Sekretarin Digjital, z.Sokol Ponari dhe këshilltarin bashkiak, z.Bes Gjonaj zhvilluan një takim me strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë. Duke i falenderuar për angazhimin e palodhur për hapjen dhe zgjerimin e pandalshëm të PL, Meta theksoi domosdoshmërinë për të vijuar takimet me çdo tropojan dhe në çdo familje, derë më derë, për t’i njohur me 5 Prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus.

“Ne kemi një program konkret që ndalon shpopullimin dramatik të Tropojës dhe sjell zhvillim e mirëqenie për të gjithë banorët e kësaj treve patriotike dhe të mrekullueshme, me një potencial të jashtëzakonshëm për turizmin dhe agroturizmin. Bujqësia dhe blegtoria janë prioritet kryesor për Partinë e Lirisë. Do të mbështesim me 10 mijë euro grant për krijimin e një ferme të re dhe përjashtim nga taksat për 5 vite. Ne angazhohemi për mbështetjen me pagesa direkte të fermerëve, 200 euro për çdo kokë lopë, nga 80 euro që është aktualisht dhe kufiri i financimit do të ulet në 3 krerë nga 10 krerë që është aktualisht. Për çdo kokë dele apo dhi ne do të japim një pagesë prej 60 euro për kokë për çdo fermë blegtorale me 30 krerë të imta, nga 12 euro për kokë për fermat me mbi 100 krerë që është aktualisht. Në këtë mënyrë, do të rritet interesi për të investuar gjithnjë edhe më shumë në prodhimin vendas, aq shumë të kërkuar, me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies së të gjithë fermerëve tropojanë dhe shqiptarë”, theksoi Presidenti Meta.

Nga ana tjetër, Meta vuri në dukje se Qeveria e ka braktisur qëllimisht Tropojën dhe në vend të mbështesë zhvillimin e turizmit në këtë bashki, është e fokusuar në vjedhjen dhe abuzimin me taksat, duke vazhduar pagesat për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe ndërtimin e rrugëve të florinjta me kosto marramendëse.

“Gjendja skandaloze e rrugës Laç-Vau i Dejës për në Koman, rruga e tmerrshme drejt Dobërdolit, po kështu drejt Currajt të Epërm, drejt Geghysenit e të tjera si këto janë një pengesë dhe kosto e madhe për zhvillimin e vrullshëm të turizmit në këtë parajsë të Alpeve tona. Denoncoj dhe lënien në mëshirë të fatit të rrugës që të çon në tyrben e Shkëlzenit, që është hapur vetëm falë kontributeve të qytetarëve dhe Shoqatës “Shkëlzeni dhe dritat e Tij”. Vetëm bakshishi prej 50 milion euro që Edi Rama mori nga shtesa fiktive e kostos së tunelit të Llogarasë do të mjaftonte për të bërë të gjitha rrugët e Tropojës. Edi Rama e ka braktisur Tropojën sepse nuk ka mundësi për resorte për pastrimin e parave të tij dhe bandës së drejton. Tropoja meriton të jetë një destinacion turistik i aksesueshëm, por fokusi i Edi Ramës nuk jeni ju, por vetëm korrupsioni skizofrenik”,-theksoi Meta.

Presidenti i Partisë së Lirisë kërkoi nga strukturat drejtuese vendore të angazhohen maksimalisht për të vënë në jetë 5 Prioritetet dhe për të sjellë ndryshimin e shumëpritur për Tropojën dhe të gjithë Shqipërinë.

454494495 1043357433826158 4323217068291042359 n
454533857 1043357387159496 8028996721026358880 n
454615007 1043357353826166 7290205578100316233 n
454626260 1043357317159503 2209072244031055212 n
454611546 1043357230492845 6647682034201271204 n

Ilir Meta Tropojë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.