Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta sulmon Kushtetuesen dhe akuzon Ramën e Bashën: “Vranë katër protestues më 21 janar”!

22:41 / January 26, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të fortë këtë mbrëmje duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha si vrarësit e 4 protestuesve në bulevard më ‘21 janar’ 11 vite më parë. Kreu i shtetit theksoi se disa miq të huaj e kanë telefonuar dhe i kanë thënë se në atë protestë ishte planifikuar të vriteshin njerëz. Kujtojmë se e gjitha u nis pas skandalit me videon Meta-Prifti, ku flitej për koncesion dhe kjo shtyri që të organizohej një protestë kundër këtij korrupsioni siç e quante atëherë Partia Socialiste.

“Ata qytetarë i ka vrarë Rama bashkë me Bashën. Unë kam qenë në një emision një natë para dorëheqjes. Ai 700 mijëshi ishte montazh sepse ishin letrat. Unë them nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen, në mëngjes më bie zilja te shtëpia te Blloku edhe vjen një haber nga miqtë e mi të vjetër edhe të rinj nga matanë Oqeanit. Edhe më thonë mua shiko vlerësoje më mirë këtë situatë sepse planifikohen të bëhen vrasje në protestë. Më thanë ti nuk duhet të jesh në zyrë se do thonë që kjo gjë që ndodhi, ndodhi për arsye se nuk ke dhënë dorëheqjen e kështu. Nuk është mirë një situatë e tillë të ndodhë e të të gjejë në zyrë.”-deklaroi Meta.

Ndër të tjera kreu i shtetit tha se pasi mori këtë telefonatë, njoftoi Berishën i cili asokohe ishte kryeministër, se Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë.

“Shkova te Berisha dhe i thashë se duhet t’i kërkojmë prokurorisë ta ndjekim këtë çështje sepse ata kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë.”, tha Meta.

Kujtojmë se 11 vite më parë, Sali Berisha ishte kryeministër dhe kishte nën drejtim qeverinë ndërsa Lulzim Basha ishte ministër i brendshëm dhe Rama ishte në opozitë.

Sa i përket shkarkimit të tij, Presidenti Meta theksoi se do të ankimojë vendimin nëse Gjykata Kushtetuese njeh shkarkimin nga Parlamenti. Kreu i shtetit theksoi se nuk do të shkojë në një gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë sa i takon zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias.

Presidenti tha se nuk do të jetë i pranishëm gjatë shqyrtimit të çështjes së shkarkimit të tij por shtoi se do të dërgojë përfaqësues ligjor dhe nuk do ta bojkotojë seancën.

“Gjykata Kushtetuese mund të shprehet dhe tani për shkarkimin e Presidentit, thjesht për dhënien e një interviste tek një gazetar dhe një televizion privat që nuk mbështet qeverinë. Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore.”-tha Meta për emisionin “Now”.

Basha Meta vrane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.