Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë Nr.5 në Tiranë, me të cilët diskutoi për problematikat në sistemin arsimor.
Kreu i Partisë së Lirisë shkroi në “Facebook” se arsimi në kryeqytet është në një gjendje të rëndë, ndërsa e konsideron si një nga arsyet kryesore të largimit të familjeve nga Shqipëria.
Postimi i plotë:
Sot u takova me prindër, banorë të Njësisë Nr.5 në Tiranë, ku dëgjova zërin e tyre në lidhje me problemet që shqetësojnë familjet e tyre lidhur me arsimin.
Mungesa e çerdheve, e kopshteve, e shkollave dhe cilësia dhe standardet e dobëta janë kthyer në një shqetësim të përditshëm për banorët e Tiranës.
Sot arsimi në kryeqytet është në një gjendje të rëndë dhe është një nga arsyet kryesore të largimit të familjeve nga Shqipëria.
Sepse paratë që duhet të përdoreshin për rritjen e cilësisë së arsimit, Bashkia e Tiranës i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorë që nuk ekzistojnë.
Ne kemi vendosur ta ndryshojmë patjetër këtë situatë, prandaj e kemi shpallur arsimin kryeprioritet të Partisë së Lirisë.
Gjithçka në funksion të një arsimi cilësor për fëmijët e shqiptarëve, që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri