Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Meta takohet me kreun e parlamentit të Bullgarisë, Nikola Minchev, ja çfarë u diskutua

13:25 / April 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 04 06 at 12.47.23 PM 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në sajë të vizitës zyrtare 2-ditore në Bullgari, Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, Nikola Minchev. Në këtë takim, Meta dhe Minchev diskutuan mbi rëndësinë e forcimit të dialogut politik ndërparlamentar dhe fuqizimit të bashkërenditjes mes Grupeve të Miqësisë në konkretizimin e politikave dhe projekteve qeverisëse, si në rrafshin dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal.

Në fjalën e tij, Presidenti shqiptar, Ilir Meta nënvizoi se krijimi i një rrjeti dinamik ndërparlamentar mes Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të mbështetur dhe jetësuar realizimin e Korridorit VIII, si një aks i rëndësishëm gjeostrategjik, do të ishte hapi i duhur në kohën e duhur. Zhvillimet e reja e bëjnë edhe më të domosdoshëm dhe imediat rivitalizimin dhe përshpejtimin e Korridorit VIII, jo vetëm si një korridor zhvillimi midis Detit Adriatik dhe Detit të Zi, por edhe si një korridor sigurie.

Ndaj është i domosdoshëm bashkëpunimi i përhershëm edhe në nivel parlamentar të tre vendeve tona, por edhe të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian për të nxitur Qeveritë tona dhe institucionet ndërkombëtare në konkretizimin e projekteve, që përshpejtojnë proceset integruese në rajon. Bullgaria, duke qënë edhe një vend anëtar i Bashkimit Europian, do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë kuadër.

“Bashkëpunimi ndërparlamentar ka një rol të pazëvendësueshëm, nxitës dhe jetësor në përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Presidenti Meta.

WhatsApp Image 2022 04 06 at 12.47.23 PM
WhatsApp Image 2022 04 06 at 12.47.22 PM
WhatsApp Image 2022 04 06 at 12.47.23 PM 1
WhatsApp Image 2022 04 06 at 12.47.24 PM
WhatsApp Image 2022 04 06 at 12.47.25 PM
WhatsApp Image 2022 04 06 at 12.47.24 PM 1
WhatsApp Image 2022 04 06 at 12.47.25 PM 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.