Kryetari i Partisë së Lirisë, në një konferencë për mediat ka përsëritur edhe një herë që partia që ai drejton ka qenë gjithnjë e hapur për fuqizimin e aksionit opozitar. Bashkëpunimi me Partinë Demokratike për këto zgjedhje lokale, u shpreh Meta, do të jetë i hapur, pasi aksioni opozitar sipas tij, është me interes kombëtar.
“Partia e Lirisë ka qenë e hapur për të bashkëpunuar me çdo component opozitar e veçanërisht me PD. PL është e gatshme në çdo moment të fuqizojë aksionin opozitar. Jo si ish-kryetari që e përdorte bashkëpunimin opozitar për interesat e veta, apo për t’i bërë shantazh qeverisë Përballjen e kemi me Edi Ramën dhe dëshiron t’i bashkojë forcat e saj në mënyrën më të hapur dhe konstruktive…Çdo vonesë i jep kohë Edi Ramës që të vjedhë i qetë.”
