Kreu i shtetit Ilir Meta është paraqitur në komisionin hetimor parlamentar të ngritur për të, ku tha se si President dëshiron të japë shembullin e bashkëpunimin ndërinstitucional, pavarësisht se Kuvendi e ka bërë gjykimin për të përmes një rezolute, para ngritjes së komisionit.
“E gjykova të arsyeshme dhe të domodsohme të jem sot këtu në radhë të parë sepse kam një bindje të plotë që çdo politikan, aq më tepër kryetari i shtetit të tregoj respekt ndaj institucioneve dhe do të japë shembulluin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Së dyti dhe se jam i bindur se pavarësisht se Kuvendi e ka bërë gjykimin para se të nisë për këtë çështje përmes një rezolute, përsëri në interes dhe të transparecës dhe ndriçimit të gjithë çështjeve që kanë të bëjnë me këtë vendimmarrje për të dhënë të dhëna të tjera që mendoj se u shërbejnë të gjithëve për tu qartësuar”, tha Meta.
Ai tha se të thuash do zgjedh me një kandidat është një proces fiktiv, teksa ka sjellë në vëmendje një rast të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ku një pakicë turke në Bullgari u ankua se nuk kishte ushtruar dot të drejtën e votës.
Ai tha më tej se ka pasur informacion sekret se më 8 qershor, disa persona kishin planifikuar edhe të digjnin Kuvendin, dhe kanë qenë pikërisht informacionet për destabilizim të vendit që e shtynë të merrte vendimin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.
“Presidenti i Republikës për shkak të detyrës së tij ka patur informacione të mjaftueshme si në rrugë zyrtare dhe shtetërore nga institucionet më të larta të sigurisë kombëtare, qoftë përmes burimeve të tjera për përjekje për të organizuar akte destabilizimi në vend. Në mënyrë të veçantë në datën 7 qershor, një ditë para se Presidenti të bënte publik paralajërimin e tij për shfuqizimin e 30 qershorit ka marrë një informacion që është sekret dhe i klasifikuar”, tha kreu i shtetit më tej.
