Kryetari i Partisë së Lirisë takoi sot profesorin e tij të ‘Sami Frashërit’ Edmond Gegën ku dhe kujtuan kohët e vjetra kur ai ishte gjimnazist dhe falë profesorit dhe disiplinës së tij shkolla shkëlqente në spartakiada dhe olimpiada.
Meta zbulon dhe se nga kush e ka pasionin për të hipur në paralele. “Të gjithë ata që nuk janë dakord që unë të hipi në paralele duhet ta dijnë se fajin e ka profesor Mondi. Ky më ka mësuar dhe edukuar si të hipi e ekzekutoj në paralele e më thotë ke vend akoma për përmirësime”