Mbledhja e komisionit hetimor parlamentar për shkeljet kushtetuese të kreut të shtetit Ilir Meta është shoqëruar me debate, teksa deputeti i opozitës Adriatik Alimadhi është shprehur se ky komision nuk duhet të ekzistojë.
“Unë gjykoj se ky komision nuk duhet të ekzistojë sepse nuk ka elementët e duhur për të ndjekur një procedurë ndaj hetimit të presidentit sepse nuk kemi shkelje të rëndë. Pra jo për ta shtyrë afatin, por nuk kemi një shkelje të rëndë që fajëson presidentin sepse presidenti nuk ka bërë ndonjë marrëveshje që prek interesat e këtij vendi, apo prek interesat e shqiptarëve”- tha Alimadhi.
Ndërkaq, në mbledhjen e sotme u kërkua shtyrja e afatit të këtij komisioni me dy muaj, për të pritur kështu dhe opinionin e Komisionit të Venecias për këtë çështje.
Kujtojmë që afati përfundonte më 8 tetor, ndërsa opinioni pritet të dalë më 11 tetor.
Ndërkohë kryetari i Komisioni Ulsi Manja kërkoi që afati i punimeve të shtyhet me dy muaj, gje qe nuk eshte quajtur e arsyeshme nga ana e opozites.