Kreu i Partisë së Lirisë, ditën e ka nisur me akuza ndaj qeverisë ”Rama 3”. Ilir Meta thotë se “rilindja” vijon të shtojë pagesat për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, por për të plotësuar kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve e ka të pamundur sepse prioriteti i saj është krimi dhe jo arsimi.
Postimi i plotë
Ndërsa popullit i kërkohet të kursejë dhe shtrëngojë rripin, “Rilindja” e Edvin Ramës vazhdon të shtojë pagesat për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, por edhe koncesionet e tjera korruptive.
Për të plotësuar kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve “Rilindja” e ka të pamundur sepse prioriteti i saj është krimi dhe jo arsimi.
Partia e Lirisë përkrah kërkesat e ligjshme të pedagogëve e studentëve dhe shpreh bindjen në triumfin e kauzës të tyre për një arsim cilësor, që i jep fund largimit të pedagogëve dhe studentëve nga vendi.
