Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mete: Në mesin e 2024 rritje e konsiderueshme e pagave

12:34 / January 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1704452748 mete
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte, ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete ndodhet në konferencë për median për të bërë një bilanc për vitin 2023 dhe pritshmëritë e vitit 2024. Reforma e nisur e rritjes së pagave në sektorin publik do të vijojë ndjeshëm edhe gjatë 2024.

“Në muajt e parë të vitit do të finalizohen vendimet që specifikojnë rritjen për të gjitha kategoritë. Në mesin e vitit 2024 do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave, me synimin që brenda këtij viti të arrijmë pagën mesatare prej 900 euro në sektorin publik”,-tha Mete.

Nga data 1 janar, ka nisur zbatimin ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ky ligj është plotësuar tashmë me të gjitha aktet e nevojshme nënligjore që mundësojnë zbatimin e plotë të tij.

”Në kuadër të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” është hartuar edhe udhëzimi i ri, lidhur me taksimin e kalimit të pronësisë, ku kemi gjetur me vend të vendosim një rregull të ri. Në të gjitha zonat do të aplikohet çmimi i referencës në shitje, në raport me moshën e ndërtesës, ku për çdo vit vjetërsi, çmimi do të ulet me 1%. Gjatë këtij viti, do të ketë një rishikim të çmimeve të referencës edhe në zonat bregdetare”.

Ervin Mete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.