Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

MF: Të ardhurat në buxhet u rritën në 628 miliardë lekë gjatë dhjetëmujorit

11:57 / November 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekonomia ka vijuar trendin pozitiv në administrimin e financave publike gjatë periudhës janar- tetorit 2025, me të ardhura që kapën shifrën e 628 miliardë lekë dhe shpenzime në nivelin 578,8 miliardë lekë.

Referuar të dhënat të publikuara sot nga Ministria e Financave mbi treguesit fiskalë, të ardhurat totale për 10-mujorin 2025, arritën në rreth 628 miliardë lekë, një realizim në masën 99,7 % të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 37,7 miliardë lekë më shumë ose 6,4 % më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën janar-tetor 2025, janë në shumën 413,7 miliardë lekë, rreth 39 milionë lekë më shumë se plani i periudhës dhe 34,3 miliardë lekë më shumë në periudhën janar–tetor 2024.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 10-mujore të vitit 2025, arritën në rreth 578,8 miliardë lekë me një realizim në masën 96,2% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 11,5% më i lartë ose rreth 59,6 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet korente kapën shifrën 511,3 miliardë lekë, me një rritje 10,4% ose rreth 48,2 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet kapitale rezultuan në rreth 66,4 miliardë lekë ose  18,7% më shumë se viti i kaluar dhe me një realizim 83,3 % ndaj planit të parashikuar.

Referuar të dhënave, suficiti fiskal për këtë periudhë llogaritet në 49,2 miliardë lekë ose 30,7% më i ulët se viti i kaluar ose rreth 21,8 miliardë lekë më pak.

628 miliardë buxhet ministria e financave të ardhurat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.