Ministria e Financave ka reaguar lidhur me situatën në Bashkinë e Shkodrës, dhe thotë se nga ana e institucionit janë ekzektuar të gjitha urdhërpagesat e depozituara nga kjo bashki, brenda orarit zyrtar dhe sipas të gjithë procedurave ligjore.
Një ditë më parë, Voltana Ademi akuzoi MFE se ka bllokuar funksionimin e bashkisë së Shkodrës.
Lexo edhe- Voltana Ademi letër ministres Denaj dhe ndërkombëtarëve: Bllokuan funksionimin e bashkisë
REAGIMI I MFE
Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.
Përsa i përket kësaj situate, Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se:
Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër, brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.
Për këtë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega e Thesarit, Shkodër, ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm për sa më sipër.
Kështu që, bazuar mbi të gjitha këto arsyetime që paraqitëm më lart, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju bën me dije se ky dikaster ËSHTË NË FUNKSION TË ZBATIMIT TË LIGJIT për të gjithë qytetarët njësoj pa dallime
